Sylvinho: Presim vizitat mjekësore të Ismajlit

Futboll

Sylvinho: Presim vizitat mjekësore të Ismajlit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:09
Ismajlit

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho deklaron para grumbullimit të “kuqezinjve” për ndeshjet e tetorit se skuadra që ka në dispozicion është shumë cilësore dhe se është i lumtur për emrat që ka në dispozicion.

Sylvinho foli ndër të tjera edhe për gjendjen e Ismajlit, ndërsa theksoi se priten vizitat mjekësorë për të konfirmuar grumbullimin e tij.

Dëmtimi i Ismajlit, si është gjendja dhe a keni alternativë për zëvendësim? 

“E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot.

Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat