Mbappe: Tani është bërë lideri i jetës së natës në Paris

Futboll

Mbappe: Tani është bërë lideri i jetës së natës në Paris

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:49
Mbappe

Historia e dashurisë dhe urrejtjes mes Kylian Mbappe dhe PSG duket se nuk ka fund. Edhe pse sulmuesi francez u pranua sërish në ekip pas një vere të vështirë, fillimi i sezonit të skuadrës franceze ka qenë katastrofik.

Humbja e skuadrës së Luis Enrique në Ligën e Kampionëve gjatë vizitës në Angli, në të cilën u mund 4-1 nga Newcastle, e ka lëkundur shumë pozicionin e kampionëve francezë.

Sidomos Mbappé, që u pa totalisht në hije dhe pa ide.

Një ekip krejtësisht ndryshe nga viti i kaluar, të cilit i mungojnë emra si Messi, Neymar apo Sergio Ramos.

Humbja ka ngjallur kritika të ashpra ndaj skuadrës pariziene dhe sigurisht yllit të saj më të madh, Kylian Mbappé. Problemet shkojnë përtej sportit, siç raportohet në “RMC Sport”, ku flasin për Kylian Mbappé, i cili është shumë aktiv gjatë jetës së natës në Paris.

“Mbappé po bëhet një lider i madh, por i jetës së natës në Paris për momentin. Kujdes me reputacionin që po bën në Paris, mes të gjithë njerëzve që të përflasin”, – komentoi Daniel Riolo i “RMC Sport”.

Me largimin e Neymar nga PSG, i cili gjithmonë është akuzuar se ka bërë jetë nate, Kylian Mbappé mund t’i kishte marrë përsipër “party” e Parisit. Një lojtar që nëse do, mund ta dominojë tërësisht botën e futbollit, por nëse e lë veten të rrëmbehet nga rrugët e këqija të jetës, mund të humbasë talentin e lindur dhe unik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat