Chilavert shpëthen ndaj formulës së Botërorit 2030

Futboll

Chilavert shpëthen ndaj formulës së Botërorit 2030

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:52
Chilavert

Vendimi i FIFA-s për organizimin e Kupës së Botës 2030 në gjashtë vende (Spanjë, Portugali, Marok, Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj), pra në tri kontinente (Europë, Afrikë dhe Amerikë) nuk ka lënë askënd indiferent.

Disa e shohin këtë si një mënyrë për të kënaqur të gjithë kandidatët, të tjerë kanë qenë shumë kritikë ndaj kësaj formule zhvillimi. Ky ka qenë rasti i José Luis Chilavert. Ish-futbollisti paraguajan ka sulmuar ashpër CONMEBOL përmes llogarisë së tij në Twitter (X).

“CORRUPBOL e çoi finalen e ‘Copa Libertadores’ në Evropë dhe tani finalen e Kupës Botës. Një dështim total, Amerika e Jugut meriton respekt dhe Kupa e Botës 2030 duhet të zhvillohet në Uruguaj. Aty ku është Domínguez, është dështimi total”.

Ish-portieri i shquar beson se Kupa e Botës 2030 duhet të luhet në tërësi në shtetin uruguajan, me rastin e 100-vjetorit të këtij kompeticioni. Chilavert ka marrë një mbështetje të madhe në rrjetet sociale, pas fjalëve të tij.

Përveç kësaj, ai kritikoi gjithashtu Nelson Haedo Valdez, një tjetër legjendë të futbollit paraguajan, në një postim në Instagram, ku ish-lojtari i Hercules dhe Valencia falënderoi CONMEBOL për sjelljen e Kupës së Botës në vendin e tij.

Chilavert ishte i sinqertë dhe nuk e “kafshoi gjuhën”: “Nelson, mendova se ishe inteligjent, përfundove si një mashtrues i poshtër i drejtuesve të korruptuar. Ti mbron Dominguez, sepse i dha motrës tënde një punë në CORRUPBOL. Duhet të kesh turp të shkosh në Botëror, po e vrasin futbollin në Amerikën e Jugut dhe ju mbroni të korruptuarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat