Guardiola: Është rikthyer Arsenali i vërtetë, pres të na sulmojnë!

Futboll

Guardiola: Është rikthyer Arsenali i vërtetë, pres të na sulmojnë!

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:19
Guardiola

Arsenal-Manchester City është padyshim kryendeshja e javës së tetë në Premier League. Dy skuadrat sezonin e kaluar luftuan deri në javën e fundit për titullin kampion, dhe pritet që edhe këtë vit të duelojnë në distancë për trofeun e Premier League.

Në konferencë për shtyp, trajneri Pep Guardiola u shpreh se Arsenal nuk kishte arritur më parë në një nivel të tillë ndërsa shtoi se pret që në përballjen direkte, londinezët të mos qëndrojnë në mbrojtje.

“Arsenal ishte rivali ynë më i madh, në të kaluarën nuk e kishin arritur më parë këtë nivel. Për momentin janë një ndër ekipet më të mira dhe besoj se do të qëndrojnë të tillë për shumë kohë.

Kanë një model të qartë dhe luftuan shumë pë t’u bërë kampionë në sezonin e kaluar, tani do të provojnë sërish për të arritur objektivin.

Arsenali është rikthyer me të vërtetë.

Disfata me Wolverhampton? Bëhet fjalë për një ndeshje që nuk do t’i ngjajë aspak asaj me Arsenalin. Ëolves ishte në mbrojtje nga minuta e parë dhe nuk besoj se Arsenal do të ndjekë një strategji të tillë.

Duhet të përshtatemi me kundërshtarin, edhe pse njihemi shumë mirë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat