Njihuni me formacionet zyrtare të “Klasikes” Vllaznia - Tirana

Futboll

Njihuni me formacionet zyrtare të “Klasikes” Vllaznia - Tirana

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

“Klasikja” e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës është dueli që pritet të ndezë javën e tetë të Superiores, i cili luhet në “Kukës Arena”.

Të dyja skuadrat hyjnë në fushë për tre pikët në mënyrë që të konfirmojnë veten si pretendent për “Final Four”.

Kuqeblutë nuk fitojnë prej dy ndeshjes dhe tashmë do të kërkojnë të përfitojnë nga situata jo e këndshme që rivalët po kalojnë pas shkarkimit të trajnerit Orges Shehi.

Nga ana tjetër për bardheblutë do të debutojë trajneri Julian Ahmataj, i cili ka si qëllim që të rikthejë te fitorja nënkampionët e Shqipërisë, pas dy humbjesh radhazi në shtëpi përballë Erzenit dhe Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Krymi, Boshnjaku, Sala, Çoba, Gruda, Mala, Balaj.

Trajner: Migen Memelli

TIRANA: Abdullahu, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Hila, Deliu, Jonuzi, Hasani, Latifi, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat