Shkupi me tre mungesa ndaj Tikveshit

Futboll

Shkupi me tre mungesa ndaj Tikveshit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:22
Pamje nga një ndeshje

Shkupi me tre mungesa ndaj Tikveshit!

Nga ora 14:00, Shkupi do të luaj ndaj Tikveshit në Kavadar për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 10-të në elitën e futbollit vendor.

Skuadra bardheblu për këtë sfidë do të ketë tre mungesa të rëndësishme.

Trajneri i Shkupit, Mladen Zhizhoviç nuk do të mundë të llogarisë në dy futbollistët standard të këtij sezoni, Hamza Ramanin dhe brazilianin Queven, të cilët janë të detyruar të pushojnë shkaku që kanë akumuluar nga pesë kartonë të verdhë, ndërsa për shkak të dëmtimit do të mungojë Mario Riçkov..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat