Mustafa: Kjo ndeshje do të jetë një pikëkthese 

Futboll

Mustafa: Kjo ndeshje do të jetë një pikëkthese 

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:30
Mustafa

Portieri i Voska Sport, Burhan Mustafa, sot (14.00) në Ohër kërkon tre pikë në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ballafaqimi mes Voska Sport dhe Makedonija Gj.P, pritet me kureshtje nga dashamirët e futbollit.

“Ndeshjen e së shtunës kundër Makedonija Gj.P e presim maksimalisht të përgatitur dhe të motivuar për të marrë pikët e plota që na mungojnë tashmë disa ndeshje.

Besoj se pikërisht kjo ndeshje do të jetë një pikëkthese për skuadrën tonë dhe se në vijim të kampionatit do të grumbullojmë sa më shumë pikë, për të siguruar mbijetesën dhe të jemi të qetë në rrugëtimin tonë të parë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat