Mourinho iu përgjigjet thashethemeve

Futboll

Mourinho iu përgjigjet thashethemeve

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:42
Mourinho

Në ditën kur rikthehet në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve mbi shkarkimin e tij, José Mourinho, në një intervistë për programin arab “elhekayashow”, me rastin e prezantimit të partneritetit mes klubit verdhekuq dhe “Riyad Season”, deklaroi:

“Unë jam në Serie A, i fokusuar tërësisht te Roma. Do të jap gjithçka deri në ditën time të fundit këtu.

Pastaj, askush nuk e di të ardhmen, por besimi im është gjithashtu se do të punoj në Arabi. Nuk e di kur, por është diçka që do ta bëj me siguri”.

Duke folur për marrëveshjen e sponsorizimit, trajneri nga Setubal nënvizoi: “Është lidhje e rëndësishme me një vend që po ndryshon dhe po hap dyert. Natyrisht, është një mundësi e madhe për klubin tonë”.

Për rritjen e kampionatit arab të futbollit, trajneri portugez shtoi: “Unë mendoj se është efekti i Cristiano Ronaldos, i cili ishte i pari që shkoi atje dhe ndryshoi perspektivën.

Këtë e dëshmon fakti që lojtarët nuk po shkojnë atje vetëm në fund të karrierës së tyre, por edhe në në mesin e viteve të tyre më të mira. Konkurrenca në Arabinë Saudite tashmë është e vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat