Newcastle i rinovon kontratën dhe blindon mesfushorin

Futboll

Newcastle i rinovon kontratën dhe blindon mesfushorin

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:45
Newcastle

I transferuar në janarin e vitit 2022 nga Lyoni për shifrën e 42 milionë eurove, Bruno Guimares u shndërrua menjëherë në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në organikën e Newcastle.

Braziliani fitoi formacionin falë grintës në mesfushë dhe me një kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit aktual, drejtuesit e “Magpies” nuk mund të humbisnin një element kaq të çmuar për teknikun Eddi Howe.

Ndaj, klubi anglez njoftoi së fundmi rinovimin me Bruno Guimares teksa kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2028.

Në kontratën e 25-vjeçarit është prezente edhe një klauzolë që prek shifrën e 100 milionë paundëve, shifër që duhet të paguajë çdo klub që mund të jetë i interesuar për mesfushorin. Pas rinovimit, Bruno u shfaq i lumtur teksa u shpreh se në klubin e Newcastle ndjehet si në shtëpinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat