Tre shqiptarë shkëlqejnë me gola në të njëjtën ndeshje

Futboll

Tre shqiptarë shkëlqejnë me gola në të njëjtën ndeshje

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:47
Pëllumbi

Një sfidë e gjitha kuqezi ajo mes Slaven Belupos dhe Varazdinit në Kroaci, me tre shqiptarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë.

Në minutën e 18’ ishte sulmuesi i Kosovës, Arbër Hoxha i cili dyfishoi shifrat për Slavenin.

Në minutën e 32’ ishte mbrojtësi shqiptar Jorgo Pëllumbi që ngushtoi diferencën dhe pas gjashtë minutash ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi rivendosi baraspeshën.

Gjithsesi në pjesën e dytë, kroati Strakalj shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Slaven, me skuadrën e Slaven që mori tre pikët në një sfidë spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat