PSG-ja në stuhi, edhe Mbappe në pikëpyetje

Futboll

PSG-ja në stuhi, edhe Mbappe në pikëpyetje

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:56
Pamje nga një ndeshje

Shtypi francez kundër asit transalpin. Në bankën e të akuzuarve është edhe trajneri Luis Enrique

Humbja e rëndë 1-4 e pësuar në fushën e Neëcastle, i cili ndërlikon ecurinë në Champions League, ka bërë që stuhia të shpërthejë rreth PSG-së. Turpi ndaj Magpies nuk u pëlqeu aspak tifozëve dhe shtypit dhe në bankën e të akuzuarve përfundoi edhe Kylian Mbappe, i cilësuar si “lideri i festave parisiene”. "Më kujtohet viti i kaluar, fraza e tij e famshme kundër Neymar: ‘Duhet të hamë mirë dhe të flemë mirë’.

Ai bëri një përgatitje të tmerrshme pas kaosit që krijoi, pastaj duhej të kishte punuar shumë - sulmoi Daniel Riolo, editorialisti i RMC Sport - po bëhet lideri i mbrëmjeve më të shthurura në Paris. Është më shumë se një problem: duke pasur parasysh festat që Mbappé organizon dhe reputacionin që po ndërton në të gjithë Parisin, me të gjithë njerëzit që flasin për të, ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj gjërave që mund t'i ndodhin në të ardhmen e afërt”.

Së bashku me Mbappé, edhe trajneri Luis Enrique përfundoi në qendër të kritikës, i sulmuar ashpër se kishte vendosur një ultrasulm 4-2-4, por pa asnjë ekuilibër. "Unë jam përgjegjësi kryesor për rezultatin.

Përgjegjësi i parë dhe i fundit. Nuk kishte asnjë problem me qëndrimin e lojtarëve të mi - deklaroi trajneri spanjoll pas disfatës në tokën angleze -. Unë jam i kënaqur me atë që bënë lojtarët përveç tridhjetë metrave të fundit. Ata bënë atë që prisja prej tyre”.

Rivali i radhës i PSG-së në Champions League është Milani, ende pa fitore pas dy ndeshjesh. Për djemtë e Piolit udhëtimi në Paris është një lloj mjeti i fundit, por tani edhe Mbappé dhe shokët e tij nuk mund të përballojnë më gabime.

"Kemi luajtur dy ndeshje, jemi të dytët. Grupi është interesant - shtoi Luis Enrique -. Përgëzoj Neëcastle që padyshim e meritoi fitoren, por e përsëris, rezultati është pak i tepruar dhe nuk pasqyron diferencën mes dy skuadrave. Duhet të përmirësohen disa gjëra për të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat