Liverpool e do në janar bashkëlojtarin e Granit Xhakës

Futboll

Liverpool e do në janar bashkëlojtarin e Granit Xhakës

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:08
Piero Hincaipe

Liverpool është ndër klubet e interesuara për mbrojtësin e Bayer Leverkusenit Piero Hincaipe, gjë që ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit.

21-vjeçari ka dëshmuar me paraqitje fantastike se është ndër mbrojtësit më të mirë të rinj, dhe tani ndiqet nga disa top gjigantë evropianë përfshirë edhe Tottenhamin që tentoi ta transferonte verën e akluar.

“Reds” tashmë e disa muaj janë në kërkim të një mbrojtësi, duke marrë parasysh se Van Dijk e Joel Matip kanë mbushur mbi 30 vjet.

Sidoqoftë, agjenti i Hincaipe Manuel Sierra, ka konfirmuar se një marrëveshje mund të realizohet gjatë afatit dimëror.

“Liverpool ishin të interesuara për të, por (në verë) zgjedhën të investojnë në mesfushë”.

“Për afatin e janarit, janë diskutuar sikurse klubet e tjera mirëpo nuk do të jetë ndonjë transferim nën 50 milionë euro”, deklaroi ai për “Futbol sin Cassette”.

Bayer Leverkusen në anën tjetër po shpreson ta mbajë së paku deri në fundin e sezonit meqenëse ëndërrojnë të bëjnë befasinë për ta fituar kampionatin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat