Darmian, krenar me Interin e tij

Futboll

Darmian, krenar me Interin e tij

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:12
Darmian

Mbrojtësi i Interit, Matteo Darmian, foli në prag të ndeshjes së radhës në Serie A, ndaj Bologna: “Ngrohtësia e tifozëve tanë është shumë e rëndësishme dhe unë gjithmonë do të jap gjithçka për këtë ekip.

E di sa e rëndësishme është të japësh gjithmonë më të mirën nga vetja, për këtë arsye çdo ditë përpiqem të përmirësohem. Krenaria për ta veshur këtë fanellë është gjithmonë shumë e lartë, por njëherazi ka edhe shumë përgjegjësi: ndaj vetes, ndaj tifozëve, ndaj klubit.

Kjo është një nga shtysat që më bën të punoj gjithmonë në maksimumin tim.

Në këtë më ndihmon grupi, bashkëlojtarët e mi. Ne vozisim gjithmonë bashkë, drejt një qëllimi të përbashkët. Data të veçanta? 23 maji 2021, dita kur ngrita titullin me bashkëlojtarët e mi zikaltër. Një datë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen zikaltër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat