Newcastle “blindon” liderin e mesfushës

Futboll

Newcastle “blindon” liderin e mesfushës

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:33
Bruno Gurimares

Newcastle “blindon” liderin e mesfushës.

Që prej transferimit të tij, te “bardhezinjtë” e Newcastle, “shkatërruesit” brazilian i mesfushës, Bruno Gurimares është kthyer në një nga lojtarët më të mirë jo vetëm të klubit, por të gjithë Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Falë këtyre performancave fantastike me “dallëndyshet” e Premier League, bordi i këtyre të fundit ka vendosur t’i “dhurojë” 25-vjeçarit një kontratë të re, me këtë aktualen që skadonte në verën e vitit 2024.

Për “diamantin” e tekniku Eddie Howe, bordi i Newcastle ofroi një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028 dhe në rast se një klub tjetër, qoftë në Premier League ose jashtë saj, kërkon shërbimet e mesfushorit atëherë do të duhej të paguante plot 100 milionë paund, shifër që është dhe klauzola në kontratën e re të brazilianit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat