Sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me skuadrën e re

Futboll

Sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me skuadrën e re

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:36
Rei Manaj

Sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me skuadrën e re.

Rei Manaj ka gjetur golin e parë në Turqi me skuadrën e Sivasporit kundër Pendikspor në transfertë.

Një kundërsulm vrastar nga skuadra e Sivasporit në minutën e 57’, i cili u finalizua në mënyrën e duhur nga ana e 26-vjeçarit.

Ky ishte goli i dytë për Sivasporin në këtë ndeshja, që u barazua shumë shpejt nga ekipi ku aktivizohet Endri Çekiçi, por që dy minuta pas barazimit miqtë shënuan golin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat