Xavi para ndeshjes me Granadën e Uzunit

Futboll

Xavi para ndeshjes me Granadën e Uzunit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:56
Xavi

Të dielën në mbrëmje, Barcelona luan në transfertë ndaj Granadës së Myrto Uzunit. Trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez foli në konferencë për shtyp duke theksuar se Barcelonës i kërkohet jo vetëm të fitojë ndeshjet, por edhe të luajë bukur.

Ndër të tjera, numri një i blaugranave shtoi se do të jetë e vështirë që të zëvendësohet në sulm Robert Lewandowski i dëmtuar, pasi polaku është nga ata që i “fut” frikën kundërshtarit.

“Nuk ka asnjë dyshim, Barcelona është një nga klubet më kërkuese në botë.

Nuk mjafton vetëm të fitosh, duhet edhe të luash bukur.

Është i vetmi klub në botë të cilit i kërkohet diçka e tillë. Por të luajturit bukur është në ADN tonë, në ndeshjen me Porton nuk kishim mjaftueshëm zotërim të topit dhe kemi parë videot për të kuptuar gabimet.

Mungesa e Lewandowskit? Futbolli jonë nuk do të ndryshojë edhe pa Lewandowskin në fushë, por mungesa e tij do të ndihet sepse ai është nga ata lojtarë që i frikëson kundërshtarët. Është e vështirë të zëvendësohet një sulmues i klasit botëror”, u shpreh Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat