Bisseck: Do të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë

Futboll

Bisseck: Do të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:00
Bisseck

Mbrojtësi i ri i Interit, Yann Bisseck ka dhënë një intervistë ku ka folur për muajt e tij të parë te “zikaltërit”, ndërsa ka treguar ambiciet dhe planet e tij për të ardhmen.

“Duke pritur pesë vjet, që është kohëzgjatja e kontratës sime, plani është që unë të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Kam potencial dhe po më njohin, këtu do të mund ta tregoj sa i aftë jam.

Do të duhet pak kohë, por në planin afatgjatë kam marrë vendimin e duhur.

Thjesht duhet të mësoj pak më shumë italisht dhe gjithçka do të përmirësohet, tashmë kam filluar të kuptoj më saktë se çfarë kërkon trajneri nga unë”-deklaroi Bisseck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat