Asllani zbulon diferencën me Calhanoglu

Futboll

Asllani zbulon diferencën me Calhanoglu

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 15:10
Asllani e Calhanoglu

Kristjan Asllani foli para ndeshjes së Inter me Bolognan.

Mesfushori i kombëtares zbuloi edhe diferencat e tij me Hakan Calhanoglu, rivalin e tij për një vend titullari në formacionin zikaltër.

Asllani e pranoi se në krahasim me turkun, i duhet të përmirësohet më shumë në aspektin difensiv.

“Calhanoglu është shumë i fortë në gjithçka, po ashtu edhe në fazën defensive.

Ndoshta, ky është aspekti që mua më mungon disi në këto momente. Por, ai më këshillon çdo ditë dhe jam shumë i lumtur që e kam në krahë”, u shpreh Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat