Dita e Shabanëve, Dukagjini barazon në Gjilan

Futboll

Dita e Shabanëve, Dukagjini barazon në Gjilan

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:53
Bujar Shabani feston me shokë

Dita e shtunë dita e Shabanëve.

Bujar Shabani shënoi për Dukagjinin dhe Kushtrim Shabani për Gjilanin.

Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit të Klinës, ka përfunduar pa fitues (1:1), në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Në minutën e 30-të, Bujar Shabani kaloi në epërsi klinasit.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 60-të Kushtrim Shabani ka barazuar rezultatin.

Dukagjini renditet në vend të shtatë me 9 pikë dhe ka një më shumë se Gjilani që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat