Pjesa e parë: United në disavantazh, Chelsea luan baras me Burnleyn

Futboll

Pjesa e parë: United në disavantazh, Chelsea luan baras me Burnleyn

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Premier Ligës angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Burnley dhe Chelsea po barazojnë 1:1.

Wilson Odobert kaloi Burnleyn në epërsi prej 1:0 në minutën e 15’, kurse Al Dakhil shënon në minutën e 42’ autogol për ta barazuar rezultatin në 1:1 për Chelsean.

Po ashtu, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe ndeshja mes Manchester United e Brentford, ku ky i fundit po avancon 1:0 si mysafirë në “Old Trafford”.

Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve të Premier Ligës i gjeni më poshtë.

Burnley 1:1 Chelsea

Everton 2:0 Bournemouth

Fulham 0:0 Sheffield United

Manchester United 0:1 Brentford

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat