Drita importon pikë të plota nga Theranda

Futboll

Drita importon pikë të plota nga Theranda

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:03
Drita importon pikë të plota nga Theranda

Drita e Gjilanit ka dëshmuar cilësi në stadiumin në Therandë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Malishevës, në takimin e javës së 9-të elitës së futbollit të Kosovës.

Në një kohë të mirë është zhvilluar lojë mjaft e mirë nga të dy skuadrat.

Golat për Dritën i realizuan Kryeziu (41’ – autogol, Be. Krasniqi (45+2’) e Jashari (90+9') dhe për Malishevën realizoi Niavedi (58’).

Në minutën e 75-të, Dren Kryeziu i Malishevës përjashtohet me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.

Tre minuta më vonë, Muharrem Jashari i Dritës, i pafat, goditja e tij ndalet nga shtylla.

Në minutën e 90+9 portieri Smakiqi i Dritës shpëton gol të sigurt.

Pas një minute Jashari shënon për 1:3.

 Drita ngritët në vend të dytë me 18 pikë dhe Malisheva renditet në të katërtin me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat