Nuk gabon Flamurtari dhe Apolonia

Futboll

Nuk gabon Flamurtari dhe Apolonia

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Bylis koleksionoi fitoren e katërt radhazi në Kategorinë e Parë teksa mposhtën në transfertë Vorën me shifrat 2-3. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për ballshiotët që shënuan dy gola të shpejtë brenda 12 minutash me Camara dhe Lajthia. Por, në fraksionin e dytë, vendasit reaguan dhe barazuan me anë të Jasmin Raboshta që shënoi dy gola.

Rezultati ishte i barabartë deri shtatë minuta para fundit, teksa në të 83-tën shënoi Abazaj për Bylisin që e ruajti më pas avantazhin dhe mori tre pikë shumë të vlefshme. Bylisi mbetet në vendin e parë me 19 pikë ndërsa Vora renditet në vendin e katërt me 12 pikë.

Ndërkohë, Flamurtari fitoi në transfertë ndaj Besës me shifrat 1-2.

Vlonjatët shënuan nga një gol për pjesë teksa hapën llogaritë e sfidës me anë të Pjeshkës në minutën e 33-të ndërsa në të 88-tën shënoi edhe Beqja. Dy minuta më pas shënoi edhe Spahiu për kavajasit, por që shërbeu sa për statistikë. Pas këtij trepikëshi, Flamurtari ngjitet në kuotën e 12 pikëve në vend të pestë ndërsa Besa mbetet me katër pikë në vend të 11.

Në ndeshjet e tjera, Apolonia fitoi në Loni Papuçiu me shifrat 4-1 ndaj Tomorit. Fierakët e mbyllën në barazim 1-1 pjesën e parë pas golave të Asllanajt dhe Beckas, por në fraksionin e dytë, vendasit patën një marsh më shumë se kundërshtari duke shënuar edhe tre herë të tjera me anë të Maksutit dhe Repajt që shënoi një dygolësh.

Pas kësaj ndeshje, Apolonia shkon në kuotën e 14 pikëve në vend të dytë ndërsa Tomori mbetet me nëntë pikë në vend të gjashtë. Sakaq, Lushnja mposhti Luzi me rezultatin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat