Shkëndija përballet me Vardarin

Futboll

Shkëndija përballet me Vardarin

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 23:03
Shkëndija

Të dielën në Maxhari të Shkupit Shkëndija e Tetevës përballet me Vardarin në kuadër të xhiros së 10-të në Kampionatin e Maqedonisl së Veriut.

"I pari me të fundin do të duhej të ishte duel i lehtë për skuadrën që udhëheq renditjen tabelare.

Mirëpo Shkëndija me kujdes maksimal shikon duelin e nesërm me Vardarin në Shkup, e vetëdijshme se ndaj kuqezinjëve tanë, posaçërisht tani kur na shikojnë nga prapa, secila skuadër jep më shumë se 100% për të na ndalur.

Të mërkurën me fitoren 1:0 ndaj Strugës u barazuam me ndeshje me skuadrat tjera dhe ecuria prej 6 fitoreve, 2 barazimeve dhe 1 humbje na pozicion në vend të parë me 20 pikë të tubuara. 

Vardari është i fundit në tabelë me vetëm 5 pikë nga 8 ndeshje, me bilans prej 5 humbjeve, 2 barazime dhe 1 fitore. Në takimin e fundit barazuan 0:0 në transfertën me Bregallnicën në Shtip, ndërsa paraprakisht u mundën 2:0 nga Gostivari. 

Trajneri Nuhiu ka formacion të plotë nëse shohim titullarët nga ndeshjet e deritashme (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani), derisa shkaku i ftesës nga përfaqësuesja U19 e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë me ekipin të rinjtë Lorik Jakupi dhe Enes Meliqi. 

Përballja Vardari-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00 në stadiumin në Maxhari", njofton FC Shlëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat