Martino sqaron situatën

Futboll

Martino sqaron situatën

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:47
Messi e Martino

Së fundmi në mediet ndërkombëtare është duke qarkulluar lajmi i një rikthimi të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona në formë huazimi.

Këtë situatë e ka sqaruar trajneri i Inter Miami, Gerardo Martino, i cili në një konferencë për shtyp theksoi se nuk ka aspak dijeni për diçka të tillë.

“Emocionet e futbollit nuk t’i dhuron asgjë tjetër. Kombëtarja duhet t’i bëjë mirë këto 3 ndeshje, meritojmë të shkojmë në Euro 2024”

“Kjo më befason, nuk di asgjë për këtë.

Nëse do të më thoshit që Messi do të shkojë në Barcelonë me pushime, do të thoja që po, ka të ngjarë, por këtë nuk e di.”-deklaroi Martino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat