Adili: Këto ndeshje nuk luhen, por vetëm fitohen!

Futboll

Adili: Këto ndeshje nuk luhen, por vetëm fitohen!

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 13:17
Adili

Shkëndija do të luajë në Shkup të dielën (sot) duelin me Vardarin, ku kërkon tre pikë për ruajtje të kreut, derisa me fitore eventuale “betonojnë” rivalin në fund të renditjes. 

Mbrojtësi Mevlan Adili pasqyron atmosferën pozitive pas triumfit ndaj Strugës në mesjavë, derisa shton se çdo lojtar i Shkëndijës është gati të japë gjithçka për triumfin aq të dëshiruar edhe nga tifozët.

“Xhiron e 10-të e presim si lider. Kishim një ndeshje më pak dhe falë Zotit e fituam dhe dolëm në vendin e parë. Atmosfera në klub është shumë e mirë dhe jemi duke i marrë gjitha masat për ndeshjen kundër Vardarit”, thotë Mevlan Adili.

“Normal se ne do të shkojmë për të bërë detyrën tonë atje, gjithnjë duke ditur vlerën e këtij dueli për Shkëndijën dhe skuadrën tjetër.

Mendoj se këto ndeshje nuk luhen, por vetëm fitohen sepse ndeshje si kjo janë vetëm për tifozët. Kemi marrë giitha masat, nuk do të shkojmë me eufori atje dhe kemi parasysh gjithçka që mund të ndodh.

Besoj se do të ketë tifozë dhe mendoj se brohoritmat e tyre duhet të na bëjnë më të fortë, të japim atomin e fundit nga vetja, nëse duhet edhe të vdesim në fushë për tu kthyer me tre pikë të plota në Tetovë”, përfundon Adili.

Ndeshja Vardari-Shkëndija luhet të dielën në Maxhari me fillim nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat