Kounde shqetëson “gjelat” dhe “katalanasit”, “ylli” francez dëmtohet para sfidave të Kombëtares

Futboll

Kounde shqetëson “gjelat” dhe “katalanasit”, “ylli” francez dëmtohet para sfidave të Kombëtares

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 00:26
Kounde

Përveç rezultatit të dobët ndaj skuadrës së Granada, “katalanasit” e Barcelona kanë pësuar një tjetër “humbje”, mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, humbje e cila prek dhe Kombëtaren e “gjelave” francezë.

Këtë të hënë, “bluagranat” kanë njoftuar me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Tëitter” ka njoftuar dhe qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde ka pësuar një ndrydhje të ligamentit të brendshëm anësor të gjurit të majtë.

Për këtë arsye, ish-lojtari i “andaluzianëve” të Sevilla nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Deschamps nga “Les Bleus” dhe ende nuk dihet se kur do të kthehet në fushën e blertë për “katalanasit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat