Objektivat e Egnatias

Futboll

Objektivat e Egnatias

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:16
Arbenit Xhemajli

“Besimi është i madh, është parë dhe në sezonin e kaluar. Synojmë play off, më pas të shikojmë”.

Kështu e nisi diskutimin e tij, mbrojtësi i Egnatias, Arbenit Xhemajli, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH.

Me një eksperiencë të madhe, me skuadra të ndryshme me emër, Xhemajli kërkon të japë kontributin e tij në radhët e rrogozhinasve për të arritur maksimumin.

“Tetova është shumë i rëndësishëm për mua, sepse më krijoi besim për të ardhur për të luajtur këtu në Shqipëri. Aty ku kam luajtur më parë, kushtet janë më të mira se këtu, por atmosfera është shumë e mirë. Në fillim kishte mërzi, edhe për faktin se u eliminuam nga Kupat e Europës, por më pas atmosfera u përmirësua, tani ndihemi shumë mirë”.

“Pas humbjes me Teutën, reaguam shumë mirë me Dinamon dhe fituam me lehtësi. Duhet të përmirësohemi akoma në mbrojtje, kemi pësuar gola që duhet ti kishim evituar”.

“Ndeshja e radhës, ajo me Tiranën do jetë shumë e rëndësishme për ne. Luajmë në shtëpi dhe sigurisht që do të luajmë për fitore. Në sezonin e kaluar Egnatia nuk ka fituar me Tiranën, shpresoj ta arrijmë këtë vit”.

“Partizani? Deri tani ka qenë kundërshtari më i fortë me të cilin jemi përballur. Kanë fituar titullin në sezonin e kaluar, do tentojnë dhe këtë sezon por do kenë konkurencë me Tiranën dhe me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat