Gati operacionin

Futboll

Gati operacionin

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:10
Jadon Sancho

Juventus kërkon “të përjashtuarin”, “zonja e vjetër” gati operacionin për të sjellë Jadon Sancho në Serie A!

Prej disa javësh tashmë, “fantazisti” anglez, Jadon Sancho nuk po kalon kohë e tij më të mirë te “djajtë” e Manchester United, teksa dihet marrëdhënia e tij e tensionuar me klubin dhe teknikun Ten Hag, marrëdhënie e cila e ka lënë prej 26 gushtit jashtë fushave të blerta.

Nga kjo krisje e raporteve dhe nga dëshira e “gjigandëve” anglezë për të larguar 23-vjeçarin nga ekipi, duket se do të përfitojnë “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët janë në kërkim të një përforcimi për repartin ofensiv gjatë merkatos së dimrit.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “zonja e vjetër” duket se dëshiron të përfitojë nga dëshira e klubit anglez për të paguar totalisht pagën e lojtarit, vetëm për ta larguar atë nga “Old Trafford” dhe tashmë “gjigandëve” italianë i nevojitet dakordësia e lojtarit për të plotësuar “operacionin” në merkaton e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat