Mesfushori shqiptar shpallet lojtari i muajit në kampionat

Futboll

Mesfushori shqiptar shpallet lojtari i muajit në kampionat

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:13
Arbnor Muçolli

Arbnor Muçolli është një nga lojtarët që po mbahet nën vëzhgim nga Silvinjo dhe që pritet të bashkohet së shpejti me ekipin tonë kombëtar.

Futbollisti është duke u ndjekur nga trajneri i Kombëtares që prej muajit mars dhe nga java në javë po e bind gjithnjë e më tepër me paraqitjet e tij.

Muçolli ka fituar së fundmi çmimin si lojtari i muajit shtator në elitën e futbollit suedez.

Mesfushori shqiptar është një nga elementët më të rëndësishëm të Goteborgut duke e ndihmuar edhe me gola e asiste përgjatë peridhës që është pjesë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat