Gjashtë gola në 4 ndeshje i japin çmimin “yllit” të Tottenham

Futboll

Gjashtë gola në 4 ndeshje i japin çmimin “yllit” të Tottenham

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:56
Heung-Min Son,

Mesditën e kësaj të premteje, Kampionati anglez i futbollit, Premier League ka prezantuar lojtarin e përzgjedhur për triumfin në çmimin individual të “lojtarit të muajit” shtator, me “yllin” e Tottenham, Heung-Min Son, që fiton për herë të 4-t këtë çmim në karrierën e tij.

“Fantazisti” koreano-jugor shënoi plot 6 gola në 5 përballjet e këtij muaji, 3 ndaj Burnley, 1 ndaj Liverpool, si dhe një dopietë ndaj “topçinjve” të Arsenal, duke shmangur një humbje të skuadrës së tij, në “Derbin e Londrës”.

Siç theksuan edhe më lart, 31-vjeçari arriti të sigurojë për herë të 4-t këtë çmim, duke barazuar “legjenda” të futbollit në Premier League, si Dennis Bergkamp, Bruno Fernandes, Therry Henry, Frank Lampard, Mohamed Salah, Paul Scholes e Alan Shearer.

Ndërkaq, kujtojmë se në “garën” për çmimin individuel, Son mposhti “rivalitetin” e Julian Alvarez (Manchester City), Jarred Bowen (West Ham), Pedro Neto (Wolves), Mohamed Salah (Liverpool), Kiera Trippier (Newcastle) e Ollie Watkins (Aston Villa).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat