Mbappe kalon Francën në avantazh

Futboll

Mbappe kalon Francën në avantazh

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 21:35
Franca

Holandë - Francë është supersdida e mbrëmjes së premte. Dy kombëtaret historike europiane janë pjesë e grupit B në eliminatoret e Euro 2024.

Takimi po zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.

Francezët kryesojnë grupin me 15 pikë të plota, ndërkohë që tulipanët ndajnë vendin e dytë me Greqinë. Me nga 9 pikë.

Ndeshja u zhbllokua shpejt. Me skuadrën e Deschamps që kaloi në avantazh në minutën e shtatë me anë të Kylian Mbappe.

Ylli i PSG-së shfrytëzoi një krosim të Jonathan Clauss, fitoi duelin me mbrojtësin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. Duke gjetur golin numër 41 me kombëtaren e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat