Polakët tallen me çekët pas humbjes në Tiranë

Futboll

Polakët tallen me çekët pas humbjes në Tiranë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga ndeshja

Golat e Jasir Asanit me fanellën e kombëtares shqiptare kanë bërë xhiron e rrjetit në muajt e fundit. e megjithatë, askush nuk di si të ndalë sulmuesin kuqezi dhe goditjet e tij të rrufeshme.

Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Polonisë dhe Çekisë, ai gjeti rrugën e rrjetës thuajse në të njëjtën mënyrë, thuajse nga i njëjti pozicion.

Dhe goli i shënuar këtë të enjte në fakt ka çuditur polakët. “SportoweFakty” i ka kushtuar një artikull Asanit dhe situatës që shënon në të njëjtën mënyrë, dhe se si çekët nuk kishin nxjrrë mësim nga ajo që ishte parë në fushë në të njëjtin stadium vetëm një muaj më parë.

‘Pas fitores 3-0 ndaj Çekisë, kombëtarja shqiptare tashmë ka një këmbë në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Jasir Asani shkëlqeu edhe një herë, duke shënuar një gol spektakolar me një goditje nga distanca.

Më 10 shtator, Shqipëria mposhti kombëtaren polake 2-0  në Tiranë.

Golin e parë e shënoi Jasir Asani. Lojtari 28-vjeçar befasoi Vojçieç Sheznjin me një goditje të bukur me këmbën e majtë.

Në ndeshjen e radhës në shtëpi, Shqipëria priti kombëtaren çeke. Fqinjët tanë jugorë nuk mësuan asgjë pas ndeshjes së polakëve. E lejuan shumë edhe Asanin.

Një futbollist që luan në Korenë e Jugut për Guangju FC, e nisi aksionin në vijën anësore. Më pas u fut brenda dhe me një goditje të fuqishme mundi Jiri Pavlenka.

Krahasuar me ndeshjen ndaj Polonisë, Asani këtë herë synoi në këndin e kundërt, të poshtëm të portës”, shpjegoi portali polak rreth paraqitjes së sulmuesit kuqezi i cili është kthyer në një protagonist absolut të këtyre eliminatoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat