Marotta ka një peng

Futboll

Marotta ka një peng

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:05
Haaland

Drejtuesi i Interit, Giuseppe Marotta, ka zbuluar pengun e madh të karrierës si drejtues.

Bëhet fjalë për periudhën kur 66-vjeçari ishte drejtori sportiv i Juventusit, post që mbajti për 8 vite.
Bardhezinjtë kishin mundësinë e sigurimit të një talenti norvegjez, Erling Haaland.

Sulmuesi aktivizohej me Molden në vendlindje. Ekip nga i cili u largua në janarin e vitit 2019 për të firmosur me austriakët e Salzburgut.

“Ndjej keqardhje që nuk firmosa me Haaland kur isha te Juventusi. Erling luante me Molden. Për arsye ekonomike nuk arritëm të realizonim atë operacion”, u shpreh drejtuesi i Interit.

Kohë më parë, Marotta deklaronte se për të bërë të mundur transferimin e Haaland nga Molde te Juventusi, nevojiteshin rreth 2-3 milionë euro.

Pas kalimit te Salzburgu, bomberi viking “shpërtheu” me gola. Më pas erdhi transferimi te Borussia Dortmund, teksa prej verës së vitit të kaluar është pjesë e Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat