Lorik Cana i ftuar në “charter” të Macronit: Folëm edhe për Kosovën

Futboll

Lorik Cana i ftuar në “charter” të Macronit: Folëm edhe për Kosovën

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:41
Lorik Cana

Në fillim të kësaj jave është mbajtur Samiti i Berlinit në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

I pranishëm ka qenë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili befasoi të gjithë duke folur edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë Macroni me vete në aeroplanin privat “charter” e kishte edhe kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Canën.

Ka qenë vetë Cana që ka zbuluar se me ftesë speciale të presidentit Macron ka udhëtuar drejt Tiranës me delegacionin francez.

Cana në një prononcim për gazetarin Bledi Fevziu ka thënë se ai ka qenë që i ka mësuar fjalët në gjuhën shqipe presidentit Macron.

Tutje ish-reprezentuesi shqiptar tha se njihet qëmoti me Macronin, pasi të dy janë tifozë të Olympique Marseille, ku Lorik Cana ka qenë kapiten i gjigantit francez.

Ndër të tjera, Cana tha se me Macronin kanë folur edhe për Kosovën, ku presidenti francez është interesuar për situatën në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat