Në janar këtij ekipi mund t’i bashkohet edhe Suarez

Futboll

Në janar këtij ekipi mund t’i bashkohet edhe Suarez

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:17
Suarez

“Kolonia” e ish-futbollistëve të Barcelonës në Inter Miami mund të zgjerohet.

Pas Lionel Messit, Sergio Busquetsit e Jordi Albas, në fakt, në Florida mund të përfundojë edhe Luis Suarez.

Klubi amerikan duket se ka arritur marrëveshje me sulmuesin uruguaian, i cili aktualisht është pjesë e Gremios në Brazil, por që nga dhjetori do të jetë lojtar i lirë dhe mund të përfundojë në ligën MLS.

“Zyrtarisht askush nuk ka thënë asgjë. Në analizat tona për sezonin e ardhshëm, e kemi një projekt me Suarezin dhe një pa të. Kështu që, kur të arrijë momenti dhe kur të definohet e ardhmja e Suarezit, do të jemi të gatshëm ta marrim vendimin e duhur”, deklaroi në konferencë për shtyp trajneri Gerardo Martino.

Suarez kështu mund ta përbëjë një dyshe të frikshme të sulmit me Messin, me të cilin dikur e “pushtonin” Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat