Musah: Derbi na bashkoi

Futboll

Musah: Derbi na bashkoi

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:28
Musah

Yunus Musah ka nisur të marrë minuta te Milani teksa amerikani është ende duke u ambientuar në Serie A aty ku u transferua në merkaton e verës nga Villareal. Mesfushori ka besimin e trajnerit Stefano Pioli dhe në këto muaj të parë po e shijon shumë aventurën në Itali.

Në një intervistë për DAZN, Musah i rikthehet ndeshjes së parë në San Siro duke theksuar se nuk do ta harrojë kurrë debutimin në atë stadium ndërsa shtoi se pas disfatës 5-1 në derbi ndaj Interit, skuadra u bashkua dhe reagoi.

“Debutimi në San Siro ishte shumë i bukur, nuk kisha qenë aty më parë dhe më pëlqeu shumë.

E gjithë atmosfera ishte fantastike, sidomos tifozët pas porte që nuk u ndalën për asnjë minutë.

Ndonjëherë prej këngëve të tyre nuk arrija të dëgjoja arbitrin.

Reagimi i skuadrës pas derbit? Pas një humbje të tillë ka dy rrugë; ose të trishtohesh ose të marrësh situatën në dorë dhe të reagosh.

Ne u bëmë bashkë dhe vendosëm të reagojmë, tani duam të vazhdojmë në këtë rrugë.

Nuk duam që të humbasim sërish në një mënyrë të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për një derbi. Morëm një goditje të fortë, por atë humbje ndaj Interit e përdorëm si motivim”, u shpreh Musah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat