UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të grupit A7

Futboll

UEFA i beson FSHF-së organizimin e ndeshjeve të grupit A7

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 11:41
Shqipëria

UEFA i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit! Në muajin tetor, FSHF do të organizojë sfidat kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Europian U19 për vajza.

Ku marrin pjesë përfaqësueset e Skocisë, Islandës, Serbisë dhe Bjellorusisë. Ndeshjet do të luhen në stadiumet “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”. Në datat 24, 27 dhe 30 tetor të këtij viti.

UEFA ka vendosur që këto ndeshje të luhen në Shqipëri, duke ia besuar FSHF-së organizimin e këtij raundi të parë të kualifikueseve të kampionatit europian për këtë grupmoshë.

Të gjitha skuadrat do të akomodohen në Durrës dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga qeveria europiane e futbollit.

Ky është turneu i shtatë që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, teksa institucioni i futbollit shqiptar ka organizuar edhe shumë ndeshje miqësore të grupmoshave të ndryshme gjatë këtij viti futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat