Superliga e futbollit rikthehet me orar të ri

Futboll

Superliga e futbollit rikthehet me orar të ri

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:08
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës.

Njëherësh, në vikend do të nisë edhe faza e dytë e sezonit 2023/24, respektivisht do të luhet xhiroja e 10-të e ligës elitare.

Një risi e kësaj fundjavë është se ndeshjet do të nisin prej orës 13:00, pra dy orë më herët në krahasim me xhirot paraprake.

Pa dyshim, dueli kryesor do të jetë ai mes Llapit dhe Dritës, dy skuadra që i zënë dy prej tri pozitave të para në tabelë.

Kampioni aktual dhe lideri momental Ballkani do ta presë fqinjën Liria, kurse Prishtina do ta kërkojë fitoren pas një kohe të gjatë në duelin që do ta ketë në udhëtim me Feronikelimn 74.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën dhe dy të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat