Deco paralajmëron një ndeshje lamtumirëse për Messin te Barcelona

Futboll

Deco paralajmëron një ndeshje lamtumirëse për Messin te Barcelona

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:18
Messi e Deco

Deco, drejtor sportiv i Barcelonës, ka shqyrtuar aktualitetin e klubit katalanas dhe merkaton e fundit të verës në një intervistë për median braziliane “Lance”. Rikthimi i mundshëm i Messit apo i Neymarit, marrëdhënia e tij me Xavin dhe shumë tema të tjera me interes te Barça, të cilave portugezi nuk iu shmang në asnjë moment.

Leo Messi: “Kam qenë mik me Leon për një kohë të gjatë. Çështja e tij për të shkuar në Shtetet e Bashkuara ishte diçka që ishte planifikuar për një kohë të gjatë.

Ajo që ndryshoi ishin ato dy vjet në PSG, që ndoshta duhet të kishin qenë edhe dy vjet të tjerë në Barcelonë. Unë nuk isha në bisedime (për rikthimin e Messit).

Natyrisht, Messi është një nga idhujt më të mëdhenj në historinë e klubit. Ai është i lumtur tani dhe kjo është ajo që mendoj unë. Rikthimi në Barcelonë do të ishte diçka spektakolare, sepse ai është lojtari më i mirë në histori, por gjërat përfunduan kështu dhe ai është i lumtur. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.”

Nderimi i Leos: “Unë mendoj se do të ketë një ndeshje lamtumire, por ndoshta në stadiumin e ri, kur të jetë gati. Ai do të jetë gjithmonë idhulli më i madh në historinë e klubit. Klubi kishte idhuj të mëdhenj, si Cruyff, Ronaldo, por ai ndoshta është më i madhi nga të gjithë. Ai patjetër do të luajë një ndeshje lamtumire për Barcelonën.

Ai është duke luajtur dhe shpresoj të luajë edhe për shumë vite, sepse njerëzit që e duan futbollin, do të jenë të lumtur ta shohin sa më gjatë në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat