Rasti i Tonalit, Newcastle gjen zëvendësuesin e tij

Futboll

Rasti i Tonalit, Newcastle gjen zëvendësuesin e tij

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:08
Sandro Tonali

Newcastle United thuhet se është e interesuar për të nënshkruar me Kalvin Phillips nga Manchester City.

Sipas “TEAMtalk”, Newcastle ka intensifikuar punët për të transferuar mesfushorin 27 vjeçar të Manchester Cityt, Kalvin Phillips.

Newcastle po shikon që të transferojë një mesfushor, pas skandalit të fundit të Sandro Tonalit me baste.

Newcastle transferoi Sandro Tonalin nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës. 23-vjeçari ka qenë mjaft mbresëlënës në klubin e tij të ri. Por së fundmi ai u përfshi në një skandal të basteve të paligjshme.

Ka zëra se ai mund të përballet me një ndalim të gjatë nga futbolli nëse vërtetohet përfshirja e tij.

Në atë rast, Newcastle ka nevojë për një tjetër mesfushor me tipare defansive dhe Phillips do të ishte një blerje cilësore.

Ndërkohë, Phillips thuhet se është i hapur për t'u bashkuar me Newcastle. Mbetet për t'u parë nëse Newcastle do të ndjek interesin e saj me një propozim konkret për të nënshkruar lojtarin në janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat