Pioli: Ndeshja ndaj Juventus na përgatit për Championsin

Futboll

Pioli: Ndeshja ndaj Juventus na përgatit për Championsin

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 16:57
Pioli

“Pauza e kombëtareve ka hedhur pas shpatullave emocionin e madh që përjetuam në ndeshjen ndaj Genoas. Djemtë më kanë bërë surpriza të bukura, kemi qenë mirë me drejtuesit dhe stafin. Më pëlqen kur na emocionojnë, pasi kjo është diçka që transmetohet në fushë, ne kemi energjinë tonë dhe mënyrën tonë për t’u qasur me ndeshjet”.

Stefano Pioli festoi të premten ditëlindjen e tij të 58-të bashkë me skuadrën, dhe në vigjiljen e sfidës me Juventusin, në program këtë të dielë gjen një grup të karikuar, teksa flet për prezencën e Mirante në portë si pasojë e skualifikimit të Maignan dhe dëmtimit të Sportiello.

“Kemi besimin maksimal te ai, është një ekspert që mund ti besohet. Është gati të bëjë maksimumin në këtë sfidë”.

Me tej, trajneri i kuqezinjve shton në lidhje me ndeshjen dhe kuotat e dy skuadrave për titullin kampion;

“Milan – Juve është ndeshja e madhe. Në këtë moment ne jemi para ndërsa ata të tretët. Lufta për titullin përfshin katër skuadra tani për tani. Duhet të rinisemi nga ajo që po bëjmë, të punojmë te gjërat që duhet të bëjmë më mirë. Kundërshtarët janë ndërtuar për të fituar”.

Ndërkohë trajneri i Milanit në lidhje me deklaratat e Allegrit që u shpreh se Juventusi i tij nuk është për titull thotë;

“Nuk besoj se ka ridëgjuar fjalët e mia, por besoj se është e qartë se të përgatisësh vetëm një ndeshje në javë është një avantazh”.

Trajneri ndërkohë për takimin e ardhshëm në Champions kundër PSG shton;

” Jemi të përqendruar te ndeshja me Juven. Do të shohim paraqitjen në këtë takim për të përgatitur sfidat e tjera në Champions. Rikuperojmë Krunic, Kalulu por jo Loftus-Cheek që është shëruar por nuk është ende në 100%”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat