Real Sociedad mposht Mallorcan e Muriqit

Futboll

Real Sociedad mposht Mallorcan e Muriqit

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:08
Pamje nga ndeshja

Real Sociedad e ka mposhtur Mallorcan e Vedat Muriqit, me rezultat 1-0, të shtunën në kuadër të La Ligës.

Sociedad është treguar ekip më i mirë se skuadra mike, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe fund arkëtojë pikët maksimale në këtë duel të rëndësishëm në elitën e futbollit spanjoll.

Oyarzabal (67’) nga pika e bardhë shënoi golin e fitores për Sociedadin.

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte titullar tek Mallorca, megjithatë, ai nuk ia doli të bëj diç më shumë në këtë sfidë.

Pas kësaj fitore, Sociedad ngjitët në pozitën e pestë me 18 pikë të tubuara, kurse, Mallorca është e 15-ta me vetëm tetë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat