"Camp Nou i ri"

Futboll

"Camp Nou i ri"

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:37
Camp Nou

Barcelona po përgatitet të hapë një epokë të re në historinë e saj njëqindvjeçare.

Këtë e bën me rinovimin e stadiumit tradicional, i cili ndër vite ka pritur ndeshjet më të rëndësishme të Barçës, Camp Nou.

Impianti do t’i nënshtrohet një modernizimi estetik dhe strukturor, duke marrë një jetë të re.

Në këtë mënyrë do të zgjerohet kapaciteti maksimal i spektatorëve, duke shkuar nga 99.354 që janë aktualisht në 110 mijë në total.

Do të kushtojë 1.5 miliardë euro dhe punimet pritet të përfundojnë në pak më pak se tre vjet, në qershor 2026.

Më poshtë është video që tregon punimet që do të kryhen në stadium gjatë muajve të ardhshëm, para se të mbërrijmë në një projekt përfundimtar që duhet të jetë struktura pasi të përfundojë puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat