Memeti gjen golin në Bundesligën gjermane

Futboll

Memeti gjen golin në Bundesligën gjermane

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 21:12
Erëleta Memeti

Futbollistja e Kosovës, Erëleta Memeti, ka shënuar gol për Hoffenheimin në derbin e Bundesligës gjermane ndaj Wolfsburgut.

Hoffenheimi barazoi 2:2 në udhëtim te Wolfsburgu, në ndeshjen e xhiros së pestë të Bundesligës gjermane për futbolliste.
Memeti realizoi gol në minutën e 18-të.

Ajo luajti deri në minutën e 87-të. Riola Xhemaili ishte në bankën rezervë te vendëset.

Wolfsburgu prinë në tabelë me 13 pikë në pesë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat