Shënon dhe thyen gishtin, Bayerni humbet titullarin e mesfushës

Futboll

Shënon dhe thyen gishtin, Bayerni humbet titullarin e mesfushës

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 22:52
Bayerni

Bayern Munchen fitoi 1:3 në Mainz, fushë ku kishte humbur tri takimet e fundit në Bundesliga. Sukses i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Gjermanisë, por trajnerin Tuchel e shqetëson Leon Goretzka.

Mesfushori bavarez, një nga autorët e golave të fitores, theu gishtin në sfidën e së shtunës, dëmtim nga i cili do të qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta.

Goretzka i është nënshtruar gjatë pasdites së sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale. Dhe pritet të mungojë rreth 3 muaj sipas vlerësimeve të para.

Gjithsesi, 28-vjeçari do të bëjë maksimumin të jetë në dispozicion të trajnerit Tuchel për Der Klassiker ndaj Borussia Dortmund (4 nëntor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat