Manchester United s’ka më besim te Ten Hag, nis kontaktet me super trajnerin

Futboll

Manchester United s’ka më besim te Ten Hag, nis kontaktet me super trajnerin

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim, Ancelotti e Manchester Utd

Te Manchester United nuk kanë më besim te plotë te trajneri Ten Hag.

Drejtuesit e Djajve të Kuq kanë nisur kontaktet me një emër të njohur si Carlo Ancelotti. Pa kontratë në qershor, ky sezon pritet të jetë i fundit për Ancelottin si trajner i Realit.

Italiani thuhet se ka rënë dakord të marrë postin e ekipit kombëtar të Brazilit në vitin 2024, megjithëse kjo marrëveshje nuk është e mbyllur, thotë El Chiringuito.

Ancelotti synohet nga shumë skuadra , përfshirë edhe nga Manchester United. Trajneri Erik ten Hag, është në rrezik pas një sezoni zhgënjyes deri më tani.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Ancelottit, i cili vështirë se do të drejtojë një tjetër ekip pasi të mbyllë aventurën me Realin, teksa Brazili shihet si opsioni më i realizueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat