Interi arkëton tre pikë të rëndësishme, Asllani 14 minuta 

Futboll

Interi arkëton tre pikë të rëndësishme, Asllani 14 minuta 

Nga: K. G. Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:38
Interi

Interi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, me rezultat 2:1 ndaj Salzburgut.

Zikaltrit i gëzohen këtij trepikëshit., që i jep qetësi për sfidat e radhës në Grupin D të Champions League.

Për Interin shënuan Sanchez (19’) e Calhanoglu (64’ – nga penalltia) dhe për Salzburgun Gloukh (57’).

Kristjan Asllani u paraqit 14 minuta e fundit për Interin.

Interi kryeson me 7 pikë, pasojnë Sociedad 4 (një ndeshje më pak), Salzburg 3 dhe Benfica 0 pikë (një ndeshje më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat