Jemi të bindur, tani e mundim Serbinë! Mario Mitaj i bashkohet Seferit dhe Mujës

Futboll

Jemi të bindur, tani e mundim Serbinë! Mario Mitaj i bashkohet Seferit dhe Mujës

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:19
Mitaj e Muja

Në rrëfimin e gjatë të karrierës së tij, jemi ndalur pak edhe te rivali i kërkuar në grupet e Europianit, duke marrë gjithmonë të mirëqenë faktin se kuqezinjtë do të jenë aty dhe nuk do të zhgënjejnë në dy ndeshjet e fundit.

Po ashtu si Taulant Seferi dhe Arbnor Muja, Mitaj ka vetëm një dëshirë për rivalin në grup.

Mario Mitaj ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” .

“Edhe unë si të gjithë shqiptarët, e kam një dëshirë, Serbinë për në grup të Europianit. Besoj se do ta mundim Serbinë, me këtë nivel që jemi tani, do ta mundim.

Shpresoj që ëndrra të na bëhet realitet, për mua ka rëndësi vetëm fitorja me ta”, tha Mitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat