Postecoglou: Ka shumë rrugë për deri tek titulli

Futboll

Postecoglou: Ka shumë rrugë për deri tek titulli

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:54
Tottenham

Tottenham Hotspur është në krye të renditjes tabelare në Premier Ligës dhe i pamposhtur në nëntë ndeshje, por ka ende rrugë të gjatë për të bërë, ka thënë të enjten trajneri  Ange Postecoglou. 

Forma e mirë ka bërë që nga shumëkush qysh tani të flitet për kampion të mundshëm në Premier League, por australiani nuk po mendon në këtë drejtim. 

"Asnjë trajner nuk flet për titullin në tetor dhe nëntor dhe kjo sepse ne të gjithë e dimë se ka një rrugë të gjatë për të bërë", u ka thënë Postecoglou gazetarëve para ndeshjes në Crystal Palace të premten.

"Përpjekja ime është se si mund të vazhdojmë të përmirësohemi, si mund ta trajtojmë sfidën për të qenë në ligën më konkurruese në botë në baza javore".

Tottenham po kryeson aktualisht me njëzet e tri pikë, dy më shumë se Manchester City që gjendet në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat