Befason trajneri i skuadrës në krizë

Futboll

Befason trajneri i skuadrës në krizë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:03
Tifozët

Rafa Benitez u emërua trajneri i Celta Vigos në verën e 100-vjetorit të klubit galician, duke u kthyer në Spanjë pas 8 viteve.

Celta e tij po vuan, së fundmi humbi 0-3 përballë Atletico Madrid dhe renditet e treta nga fundi me 6 pikë.

Përpara transfertës kundër surprizës Girona, trajneri i njohur analizoi formën e skuadrës së tij, që deri tani ka arritur vetëm një fitore në La Liga.

“Në krahasimin La Liga-Premier League, ne jemi skuadra e gjashtë që gjuan më shumë portën kundërshtare.

Kemi gjuajtur më shumë se Manchester City dhe Brighton. Godasim shumë, por shënojmë pak gola. Kjo nuk është aspak normale…

Duhet të jemi më të saktë, duhet të përmirësohemi. Sigurisht që nuk po humbim vetëm për këtë shkak.

Humbasim sepse bëjmë shumë gabime individuale, edhe unë gaboj”, theksoi Rafa Benitez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat